Mustafë Shala, dje veprimtar i devotshëm, sot ndërmarrës i përkushtuar

Mustafë Shala nuk është vetëm një pasardhës i denjë i familjes atdhetare të Smajl Poneshit nga Gjilani, por ai sot është po aq patriot me dashurinë që po tregon ndaj vendit të tij, ku ka themeluar e zhvilluar disa biznese të suksesshme.

Mustafë Shala njihet e respektohet në Gjilan si veprimtar i përgjegjshëm dhe një ndërmarrës i suksesshëm.

Ai është një intelektual i sojit të veçantë, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe avansimin e interesave të vendit, para luftës, përgjatë dhe pas luftës.

Ka qenë aktivist e bashkëfinancues i çdo nisme për fuqizimin e çështjeve dhe aspiratave të vendit, sidomos, në financimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mustafë Shala sot është pronar i hotelit Kristal dhe pronar i ujit Dea.

Falë punës, cilësisë dhe besimit të jashtëzakonshëm në fushën biznesore, uji Dea ka arritur të depërtojë në tryezat dhe tregjet e njohura botërore, si një prodhim me standarde të larta ndërkombëtare.

Këtë afarist e ka vizituar sot nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili ka thënë se me bizneset e tij, Mustafë Shala ka arritur të ndikojë direkt në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe vendit, në përgjithësi, duke ndikuar kështu në përmisimin e mirëqenies së një numri të konsiderueshëm familjesh në vend.

“Mustafë Shala do të jetë përgjithmonë njeri me konsideratë të lartë në vendin tonë, i cili çdoherë është treguari i gatshëm të jetë në ballë të çdo beteje, me humanizmin, vendosmërinë dhe burrërinë që e shquan si një intelektual i pashoq.

Fjalët dhe veprat e tij gjithmonë kanë qenë të vlefshme e të dobishme të shoqërinë.

Peshën e tij si njeri i veçantë në shoqëri e kuptojnë më së miri mendimtarët racionalë”, ka thënë Ismajli./mediafokus