Arilena: ‘Kur nuk merr dot frymë, ska jetë’

Arilena, 22 vjeçarja nga Prishtina, ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pasi vuan nga skolioza. Kjo është historia dhe thirrja e saj për ndihmë.

“Unë jam Arilena, jam 22 vjeç, vuaj nga skolioza prej 7 vitesh. Ata që e kanë përjetuar e dinë, është e rëndë, më dhëmb dora qafa dhe kam probleme me frymëmarrjen jam në vështirësi. Në Zvicër u operova 12 orë, babi im mendoi se kisha vdekur. Jeta ime ka ndaluar nuk e kam vijuar dot universitetin, jetë shumë e vështirë. Prindërit janë krahët e mi, janë shpirti im, janë gjithçka. Kanë sakrifikuar shumë, nuk dua të mërziten, vdes për ta. Më e vështirë është për ata të më shikojnë mua kështu, dua që mërzinë ta mbaj vetëm unë, nuk i përballoj dot lotët e tyre. Çdo ditë është e dhimbshme është e vështirë, çdo ditë unë përkeqësohem, kur nuk merr dot frymë nuk ka jetë”, thotë Arlina.

Arlina dhe e ëma e saj kërkuan ndihmën e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Asaj i duhen 35 mije euro për t’u shëruar.

“Ne nuk kemi mundësi me rrogat në Kosovë, është e pamundur të arrijmë çmimin e operacionit 35.000, nëse nuk mblidhen nuk e di çfarë të them, ju lus që të na ndihmoni” thotë e ëma e 22-vjeçares.

“Shpresa vdes e fundit….,thotë ajo.