Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Sipas PË’së, fundjava do të jetë me të reshura shiu, derisa të dielën priten edhe reshje bore. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe të mërkurën.

Në fillim të javës së ardhshme vije te një përmirësim i përkohshëm, me kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit, mirëpo nga dita e mërkurë sërish pritet mot i ftohtë, me të reshura shiu dhe bore

Cilësia e ajrit në ditët e fundjavës pritet të përmirësohet, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, shkaku i erës që pritet të fryjë dhe të reshurave.  Vetëm në kushte të qetësisë kalon në vlera të dobëta, kryesisht ditën e hënë.

3.04 – Paradite pjesërisht vranët.  Gjatë ditës kryesisht me vransira, e pasdite priten rrebeshe shiu, aty këtu edhe me ndonjë bubullimë.  Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut do të jenë më të qëndrueshme.  Në vise kodrinoro-malore do të ketë reshje bore.

4.04 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë.  Orëve të mëngjesit me reshje bore.  Ditën priten reshje shiu.  Vonë në mbrëmje reshjet pushojnë.

5.04 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

6.04 – Kryesisht me diell.  Në  mbrëmje vransirat do të shtohen.

7.04 – Ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu dhe bore.  Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.

Temperaturat minimale zbresin nga 8C, të shtunën, deri në -2C, ditën e hënë, e maksimalet nga 17C, të shtunën në 5C, ditën e diel.  Mirëpo në fillim të javës sërish maksimalet rriten në 15C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-15m/s, me hove edhe deri në 17m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie ditën e shtunë, e më pas të dielen me tendencë të rritjes, për të pësuar sërish rënie në fillim të javës së ardhshme.