Lajmërohet Eqa, përmend një lloj çlirimi tjetër të Kosovës

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në periudhën pas rugoviane, Eqrem Kryeziu, ka reaguar rreth zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës.

“Përfundimi i tranzicionit do të ishte i barasvlershëm me një lloj çlirimi për Kosovën. Në këtë kuadër duhet të jemi tërësisht krenarë me votën plebishitare pro njerëzve të pakomprometuar, të cilët perceptohen të gatshëm e të vendosur për t’i dhënë atij tranzicioni goditjen e fundit. Jam i bindur se mbështetja popullore për ta do të rritet vazhdimisht dhe jo për ata që grabitën privilegje për vete, pa u ngopur kurrë* dhe jo as për ata që s’lanë gur pa lëvizur për ta bërë kuislingun president”, ka shkruar Kryeziu.