MV: Uniformat e policisë edhe në gjuhën shqipe
Një lajm i madh ka ardhur sonte për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Tani e tutje Uniformat e Policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Zv/kryeministri Grubi është i pari që ka dhënë lajmin për ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore, në përputhje me ligjin.
“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!
Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë! Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, ka shkruar Grubi.

