Shembet ura në Darëzezë, dy kamiona përfundojnë në lumë

Shembet ura e Darëzezës në Fier dhe dy makina të tonazhit të rëndë përfundojnë në lumë, raporton a2news.

Shkak për shembjen e urës është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar në urë, e cila kishte një tonazh të përcaktuar.

Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës dhe vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik.

Si pasojë, do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare.