A do të ketë zgjedhje të brendshme? Flet nënkryetari i PDK

Partia Demokratike e Kosovës, sipas të gjitha gjasave nuk do të shkoj në zgjedhje të brendshme pa u zhvilluar zgjedhjet lokale.

Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i këtij subjekti, Shaqir Totaj. Ky i fundit ka bërë me dije se në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë është shprehur vullneti që fillimisht të priten zgjedhjet lokale, para se të merren vendime tjera.

“Ne kemi pas një mbledhje një ditë më parë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë zgjedhje të brendshme para atyre lokale.  Varësisht nga rrethanat që krijohen do të veprojmë pas zgjedhjeve lokale”, ka thënë Totaj për “Indeksonline”.
I pyetur se cilat janë pritjet nga këto zgjedhje, ai ka thënë se PDK synon që të kthejnë disa komuna të mëdha përfshirë edhe Prizrenin ku ai është kandidat.
“Indeksonline”, ka kontaktuar edhe me Hajredin Kuçin i cili ka thënë se cilido vendin që e merr kryesia ai do ta respektoj.
I pyetur se a do të përfshihet vet më shumë në zgjedhjet lokale, Kuçi ka thënë se nuk ka diçka të veçantë. “Do ta shohim”, ka thënë ai.