Na ‘çmend’ infektologu Tolaj: Varianti indian i COVID-19 do të shfaqet edhe në Kosovë

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se varianti indian i COVID-19 do të shfaqet edhe në Kosovë.

“Me siguri që herët a vonë do të vijë edhe në Kosovë. Tashmë disa mostra të këtij variant janë identifikuar në Britani të Madhe. Prej atje ashtu siç ka ardhur varianti britanik, do të vije edhe varianti indian dhe mu për këtë arsye ndikohet një përpjekje e madhe e autoriteteve shëndetësore që të sigurojmë vaksinën. Pavarësisht atyre mutacioneve që po shkaktojnë këto variante sërish vaksinat që të gjitha pa përjashtim po tregojnë që janë efikase në parandalimin e infeksioneve duke përfshirë edhe variantin indian”, ka deklaruar ai.

Sa i përket vaksinimit, ai tha se është fenomen jashtëzakonisht shqetësuese hezitimi i personelit shëndetësor për t`u vaksinuar, sepse çdo mjek duhet ta kuptojë se nuk ka mundësi që pandemia të luftohet ndryshe. Madje ai ka bërë apel që të vaksinohet të gjithë pa përjashtim, raporton EO.

“Është një fenomen jashtëzakonshmit shqetësues. I kemi dy elemente këto që kërkojnë një studim dhe kërkojnë një analizë. Së pari patëm rastin e hezitimit të personelit shëndetësor që të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca duke e pritur vaksinën Pfizer gjë që mendoj që nuk ka qenë e ndershme meqenëse përmes asaj mjekët kanë dhënë një mesazh të keq për një vaksinë e cila në bazë të të gjitha studimeve është vërtetuar që është efikase dhe shumë e lirë sesa Pfizer”.

Të rikujtojmë se infektologu i njohur, Ilir Tolaj, më 7 dhjetor 2020 kishte thënë në RTV 21 se pandemia Covid-19 pritet që të marrë fund në një periudhë më së largu deri në gjashtë muaj. Sipas tij, atëherë qytetarët pritet t’i kthehen jetës normale pas 5-6 mujave.

Po ashtu, nuk parashihte ndryshime të virusit, i cili rezultoi me variante të reja, si ai britanik, indian….

“Ne veç se jemi në fund të pandemisë, më së largu 4, 5 ose 6 muaj, sërish do t’i kthehemi jetës normale. Besoj që vaksinimi nuk duhet të ndodhë çdo vit, për shkak se ky virus nuk pëson ndryshime.”, tha Tolaj.

Dhe tani jemi 5 muaj mbrapa asaj deklarate. Numri i vdekjeve dhe rasteve pozitive ka rënë dukshëm javën e fundit, por a është ky fundi i pandemisë, zor është të thuhet edhe nga ekspertët, me një numër kaq të vogël të të vaksinuarve dhe me rrezikun nga shfaqja e variantit indian.