Nagavci (LVV): Pa hanxhiun, s’ka qeveri

Zyrtarët e VV’së thonë se s’do të lejojnë të ketë Qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve të fundit.

Arbërie Nagavci, anëtare e Kryesisë së VV’së, ka thënë se janë duke u bërë llogari pa hanxhinë.

Nagavci ka shtuar se Presidenti, LDK dhe partitë tjera s’e kanë pyetur hanxhiun për gjithë këtë ndërmarrje për themelimin e Qeverisë së re.

“Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë”, ka shkruar ajo.

Nagavci ka thënë se Shefi i Shtetit e ka nisur edhe letrën e dytë në drejtim të VV’së për të përcaktuar mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Mirëpo, VV ka vendosur të mos e shfrytëzojë këtë të drejtë kushtetuese, të paktën deri më tash.

Presidenti Thaçi ka vazhduar me letrën e dytë për LVV.

Ajo ka thënë se LDK, PDK, AAK e NISMA s’mund të fitojnë as në zgjedhjet e reja me këto veprime pasi janë të papërgjegjshëm./mediafokus.info