Nagavci tha se një deputet i infektuar me COVID-19 ndodhet në seancë
Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës, Arbërie Nagavci, e cila po e kryeson sot seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se një deputet që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 katër ditë më parë, sot ndodhet në seancë.
Për këtë, Nagavci ka kërkuar edhe sqarime dhe konsultime duke mos përmendur emra.
Por, ka qenë i shpejtë reagimi i shefit të Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
Ai ka treguar dokumentin mjekësor ku dëshmon se deputeti Bekë Berisha ka rezultuar negativ në testin e fundit dhe për këtë arsye po merr pjesë sot në seancë.

