Virusi kinez depërton në 7 qytete kosovare, epiqendra mbetet në Stubëll
Harta e virusit kinez në Kosovë tashmë shtrihet në shtatë qytete dhe dita-ditës po zgjerohet në hapësira të tjera.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) bën të ditur se 7 raste janë nga fshati Stubëll e Epërme e Vitisë, 4 raste nga Malisheva dhe nga një rast prej komunave Klinë, Prizren, Podujevë, Prishtinë, Obliq.
Sa i përket gjinisë, ata janë 8 meshkuj dhe 8 femra.
Numri më i madh i të infektuarve – 7 gjithsej i përkasin një familje në Stubëll të Vitisë, ku besohet se kryefamiljari e solli virusin nga Italia.
“Nga data 13.03.2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri sot më 17.03.2020 gjithsej gjashtëmbëdhjetë raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë: 7 nga fshati Stubëll e Epërme e Vitisë, 4 nga komuna e Malishevës dhe nga një rast, nga komunat Klinë, Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Prishtinë. Personat janë të grup-moshave 5 – 14 (2 raste), 15-24 (2 raste), 25 – 34 (3 raste), 35 – 44 (4 raste), 45 – 54 (2 raste), 55 – 64 (1 rast ) dhe mbi 70 vjeç (2 raste)”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së./mediafokus.info