“Prapashtica” hidhërohet nga komentet fyese, ndërpret shitjen e miellit

Fabrika e miellit “Prapashtica” ka vendosur të ndërpresë shitjen e këtij produkti jetësor për kohë të pacaktuar.

Arsye për një vendim kaq drastik, janë komentet fyese që kanë bërë persona të papërgjegjshëm në rrjetet sociale, për kinse rritjen e çmimit të miellit.

“As në kohë lufte, as sot në kohë paqe, e në situata të vështira nuk e kemi kthyer mbrapa pa miell asnjë njeri”, thotë menaxhmenti i kësaj fabrike.

Sidoqoftë, fabrika e miellit nuk do të duhej të ndikohej nga gjera të tilla në rrjetet sociale, të cilat u kanë dhënë mundësi të shprehen e komentojnë edhe personave jokompetentë, të papërgjegjshëm dhe injorantë ndonjëherë.

Ky është njoftimi nga Fabrika e miellit “Prapashtica”

Të indinjuar nga mosmirënjohja e shumë njerëzve dhe komentet fyese që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale, për gjoja ngritjen e çmimit të miellit në fabrikën tonë, kemi vendosur që nga sonte në orën 24:00 të mos e shesim asnjë kilogram miell në territorin e Komunës së Kamenicës. As në kohë lufte, e as sot në paqe, e në situata të vështira, ne nuk e kemi kthyer asnjë njeri prapa pa miell. Kërkojmë falje nga klientët tanë besnik, por vendimi është i prerë e i pakthyeshëm deri në njoftimin e ardhshëm./mediafokus.info