Naim Shaqiri ishte shembull i një intelektuali të madh, por i një njeriu të thjeshtë

Para një viti, më 4 mars 2020, ndërroi jetë nga një atak kardiak profesori i gjuhës angleze dhe aktivisti politik, Naim Shaqiri. Prej një viti, qielli i Kosovës ka një yll më shumë, kurse toka e saj është më e varfër për një njeri.

Naimi ka qenë pjesëmarrës i lëvizjeve politike dhe kombëtare që prej rinisë së hershme. Ai dha kontributin e tij që nga aksioni për pajtimin e gjaqeve e deri në ditët e çlirimit, kudo ku punoi.

Naimi ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet një shembull i mirë i një qytetari të moderuar, aktiv në shoqëri, figurë e humanizmit dhe e respektit ndaj secilës gjeneratë, duke përçuar shembullin e një intelektuali të madh, por e një njeriu të thjeshtë.

Naimi ka qenë i të gjithë, sepse me të gjithë ka qëndruar në raport të drejtë dhe lojal në zhvillimin e Gjilanit dhe Anamoravës.

Karakteri, zgjuarsia, zemërgjerësia dhe buzëqeshja e tij bëri që të ishte i afërt me të gjithë.

Naim Shaqiri, ishte njeri me vyrtyte të larta, i qeshur e i dashur per te gjithe dhe i tillë do të kujtohet përherë, sot pas një viti dhe tutje, pas shumë vitesh tjera./Mediafokus.info