Trondit 25-vjeçarja: Babai më bleu arkivolin, mjekët nuk i dhanë shpresa…

Një 25-vjeçare ka befasuar me historinë e saj, pas një aksidenti me veturë: ‘Babai më bleu arkivolin, e përgatiti shtëpinë, sepse mjekët nuk më dhanë shpresa…’, ka thënë ajo.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar Ketjana, një vajzë 25-vjeç e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe sakrificat e mëdha që kanë bërë prindërit e saj pasi bëri një aksident dhe përfundoi në gjendje kome.

Mjekët nuk i dhanë shpresa dhe i thanë që të bënin përgatitjet. Në momentin që i ati përfundon përgatitjet e varrimit, Ketjana zgjohet nga koma dhe ka lumturuar të gjithë, duke i bërë të besojnë në mrekullitë.