‘Nanë ku po na çon, pse prej shpisë po na largon…’?

Mësuesi në pension Asllan Grabovci ndihet i trishtuar edhe sot me një ngjarje që familjes së tij i ka ndodhur para 75 vitesh.

Me datën 17.01.1945 forcat serbe na e dogjën shtëpinë. Ishte acar i madh… Baba Hisen luftoi bashkë me vëllain e tij Ahmetin kundër serbëve, duke i vrarë dy-tre prej tyre. Nga mllefi, serbët na e dogjën shtëpinë.

Nana i mori të gjithë fëmijët dhe i çoi te mixha Hasan, për të na shëtuar nga barbari i zi.

Serbët i morën Limin me djalin Lamin dhe Kamerin e Oruqit dhe i masakruan në Marovcë. Ata morën djalin e vëllait të babës Hisen, Ramizin e Alisë, 18 vjeç dhe sot e atë ditë nuk dihet varri i tij.

Datën 17 janar të vitit 1945, kur isha vetëm 5-vjeç, nuk mundem me harrue sa të jem gjallë.

I thashë nanës ‘ku po na çon, pse prej shpisë po na largon’. Po mërdhija nga të ftohtit.

Nana tha: ‘Më mirë me mërdhi se sa shkjau me ju gri’.

Nuk vonoi pak dhe shtëpisë i doli flaka…’ /Mediafokus.info

…………………………………………………………………..
(Foto: Hisen Kadriu, i cili ka vdekur në vitin 1971)