“Pusho i qetë Daja Brahë”, ish-gazetari nga Vitia përkujtohet me ndjesi të thellë nga kolegu i tij
Në përvjetorin e vdekjes së gazetarit nga Vitia, Ibrahim Sefedini, kolegu i tij Agron Abazi, si përherë, e ka rikujtuar atë me atë me shumë ndjesi.
Kujtimet me ty janë të shumta, të thella dhe të çmuara. Nga fëmijëria ime, kur të shihja si dajën që gjithmonë rrezatonte urtësi e afërsi, e deri te vitet kur u bëmë bashkëpunëtorë në studime dhe në profesion, ti mbete i njëjti njeri fisnik, i përkushtuar dhe plot mirësi.
Tek ti gjithmonë gjeta fjalën e matur, mbështetjen e sinqertë dhe shembullin që frymëzonte respekt.
Nuk ishe vetëm dajë për mua, por edhe koleg, mik dhe njeri prej të cilëve mësohet shumë në jetë.
Sot, në përvjetorin e ndarjes sate nga jeta, mungesa jote ndihet po aq rëndë, por kujtimet dhe vlerat që na le pas jetojnë çdo ditë mes nesh.
Ke lënë gjurmë që koha nuk i fshin.
Pusho i qetë, daja im i dashur, Ibrahim Sefedini. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, respekt dhe dashuri të pafund.
Edhe miqtë dhe kolegët tjerë të tij thonë se Ibrahimi do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale.
Ibrahim Sefedini ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare, në Francë, ku ndodhej për kurim nga një sëmundje e rëndë, nga e cila po lëngonte.
Gjatë karrierës së tij prej gazetari, ai punoi suksesshëm për mediume të ndryshme lokale e nacionale.
Së fundmi, për disa vite ishte korrespondent i gazetës “Koha ditore”.
Përveç që dha kontribut të madh për informimin e drejt dhe të saktë të publikut, ai njihej edhe si aktivist i shoqërisë civile përmes OJQ “Elita”./Mediafokus

