Narracioni i dëmshëm i presidentes Osmani
Izmi Zeka
Në intervistën e presidentes Vjosa Osmani, dhënë për gazetën italiane, Corriere della Sera, ku ndër të tjera u pyet për gjykatën Speciale, ajo tha se do të ishte mirë të bëhej një gjyq i tillë edhe për presidentin Putin.
Pra ky ishte narracioni i zojës së Kosovës.
Shikoni njerëz të mirë se ku jemi katandisur dhe se deri ku ka arritur fantazia por edhe vrazhdësia e një presidente të zgjedhur e që na përfaqëson neve.
Të shikohet hollësisht, kjo presidente, përmes narratives krahason Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me krimet që ka bërë dhe po bënë Putini në Ukrainë dhe jo vetëm.
Presidente, atyre u është ngritur aktakuza nga fabrikimet serbe por edhe shqiptarëve që ishin të vëllazëruar me serbët.
Presidente, aktakuza është ngrit edhe në bazë të disa dëshmitarëve që dje, sot e nesër do të punojnë për armiqtë e shqiptarëve.
Presidente, Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ktheu dinjitetin, të krijoi shtetin, të krijoi mundësi të zgjedhësh dhe të zgjidhesh në postin që e ke.
Presidente, atje po dënohet lufta çlirimtare, sulmet e NATO-s, thënë shkurt jeta e Kosovës.
Presidente, nuk është model Gjykata Speciale për krimet kundër njerëzimit që po i kryen Vlladimir Putini për t’u gjykuar.
Me paralelen e bërë, presidente, ja ke huqur, ama bash huqur.
Po të kishim një qeveri normale, një parlament normal dhe parti normale, ti do të duhej të shkoje në shtëpi.
Presidentja e bëri budallakinë historike dhe dëmin historik kur shtoi se do të ishte mire që gjykata speciale të jetë si model për krimet e Putinit.
Ti bëre krahasim. Ti fute në një vend luftën çlirimtare të Kosovës me krimet monstruoze të Vlladimir Putinin.
Ti i barazove luftëtarët e UÇK-së, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, me krimet dhe kriminelët, siç është Vlladimir Putini.
Këtë narrativë përdore në këtë intervistë.
Nëse ti mendon se UÇK-ja ka bërë krime dhe është në një vijë me Vlladimir Putinin, dil e thuaje.
Nëse ti mendon që lufta e UÇK-së, bashkë me NATO-n është kriminale siç tërë bota po e kualifikon Vlladimir Putinin dhe regjimin e tij, dil thuaj.
Presidentja edhe mund të ketë atë qasje, por kurrë në emër të popullit të Kosovës dhe jetëve që janë dhënë për të qenë të lirë.
Sa më shpejt që do ikni nga këto pozita, aq më mirë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Turp që ti të përfaqësosh shtetin e krijuar me gjakun mijëra e mijëra qytetarëve të Kosovës.