Naser Berisha vjen me hitin e ri ‘Në të mirë e në të keq’

Solisti i njohur gjilanas, autor i disa hiteve, të cilat janë bërë refren i adhuruesve të tij, është rikthyer fuqishëm në skenë me një këngë të re, të titulluar ‘Në të mirë e në të keq’, shkruan Mediafokus.info

Kënga i përket zhanrit rock dhe siç ka theksuar Berisha, është një kthim në gjenezën e albumit tij të parë.

‘Në të mirë e në të keq’ me tekst dhe muzikë të Zeqirja Bajramit, një tekstshkrues i spikatur dhe në interpretim brilant të Naser Berishës, është mirëpritur nga publiku dhe po dëgjohet e klikohet gjithandej.

Kënga pritet të jetë një hit tjetër i madh i këngëtarit Naser Berisha. /Mediafokus.info/