Nasim Haradinaj ia ‘përplas’ në fytyrë gjykatësit të Hagës: Nuk ju njoh
Nënkryetari i veteranëve të luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka qenë i ashpër në paraqitjen e parë në Tribualit Special në Hagë, duke ripërsëritur atë që tha në Prishtinë se ‘nuk ju njoh’, transmeton Mediafokus.info.
Ai tha se është padrejtësisht këtu, për të shtuar se ‘e keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy cdo ligj njerëzor’.
“Na keni ozurpu, mundeni me zurpu, nuk e kam njoftë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk e kam njotë, jeni me afat të skanduar”, thotë ai, duke shtuar se në këtë situatë veteranët i kanë sjellë politikanët që votuan Specialen. Që 15 vjet keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, faqezitë tanë deputet për rroga të veta e kanë sjellë popullin këtu”, ka thënë Nasim Haradinaj./Mediafokus.info/

