Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

Përpos Lutfi Hazirit, i cili do të garojë për një mandat tjetër në Gjilan, kandidatin e saj sot e ka zyrtarizuar edhe AAK-ja dhe ai është Nazim Gagica.

Gagica, aktulalisht është drejtor komunal i Arsimit.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka prezantuar kandidatin e këtij subjekti për Gjilan, ka thënë se Gagica ka kryer detyra ekzekutive në arsim, ekonomi, administratë dhe ka më shumë dekorata se sa rroga që ka marrë dhe ai është kandidati perfekt dhe i duhur për Gjilanin.