Ndahen 12 milionë euro për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve
Qeveria e Kosovës ka ndarë 12 milionë euro për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Ky buxhet është destinuar për zbatimin e masave 3.1, 3.4 dhe 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Këto masa kanë për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë.
1 milionë euro kupon ushqimi për familjet në nevojë.


 
 
						 
						