Ndahet nga jeta Agron Abdyli nga Dobërçani i Gjilanit
Është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare Agron Abdyli nga fshati Dobërçan.
Njoftimin e kanë dhënë shokë dhe miq të tij.
‘Me dhembje të madhe morëm lajmin se u nda nga ne shoku, miku, aktivisti dhe bashkëveprimtari ynë Agron Abdyli.
Për ne do të mbetet gjithmonē ashtu siq ishte besnik, i vendosur dhe i pafjalë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdyli, farefisit, shokëve, miqve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën Agronin.
Zoti e shpërbleftë me xhehnet! I paharruar kujtimi për Agronin!
Varrimi bëhet sot më 03.09.2022 me ikindi në Miresh (Dobërçan)’, ka shkruar miku i tij, Ekrem Kryeziu, njëherësh këshilltar komunal./Mediafokus.info

