Ndahet nga jeta aktivisti politik Ali Syla

Ka ndërruar jetë sot aktivisti politik i Degës së PDK-së në Gjilan, Ali Syla. Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij.

Aliu ishte njeri i urtë dhe punëtor i madh, virtyte këto që i ndihmuan të krijojë raporte të shkëlqyeshme me të gjithë mjerëzit që e rrethonin si dhe me anëtarët dhe aktivistët e Degës.

Ai do t’i mungojë familjes së tij biologjike dhe politike.

Në emër të anëtarëve të PDK-së në Gjilan, familjes i ka shprehur ngushëllime të sinqerta kryetari i Degës n9 Gjilan, Riad Rashiti.

Ali Syla do të varroset në Bresalc, vendlindjen e tij, me pjesëmarrjen e familjarëvem, shkaku i masave të pandemisë.