Ndahet nga jeta Bekim Ahmeti, djali i ish-ministrit të Arsimit, Xhavit Ahmeti

Ka ndërruar jetë në Prishtinë Bekim Ahmeti, djali i ish-ministrit të Arsimit në vitet e rrezistencës paqësore, Xhavit Ahmeti.

Bekimi u nda nga jeta në moshen 47 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi i tij bëhet sot, më 21 prill 2026, në varrezat e Prishtinës në Dragodan, në ora 16:30.

Babai i tij vdiq po ashtu i ri, 44-vjeç.

Xhavit Ahmeti ishte një intelektual, veprimtar dhe njeri i mirë e i rrallë.

Ai ishte shembull se si jetohet dhe punohet për Kosovën, me tërë qenien e tij.

Vdekja tragjike e mori Xhavit Ahmetin në një mision të rëndësishëm, derisa së bashku me një delegacion të Kosovës po shkonin në Beograd, për të mbrojtur arsimin shqip./Mediafokus.info