Ndahet nga jeta doktoresha Halide Haziri
Është ndarë nga jeta doktoresha Halide Haziri, spealiste e dermatologjisë.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj në Gjilan.
Familjarë, shokë e miq!
Ju njoftojmë se sonte më datën 28.03.2025, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr. Halide Haziri specialiste.
Varrimi bëhet më datën 29.03.2025 (e shtunë), me namazin e ikindisë, ora 15:16, në varrezat e fshatit Cernicë.
Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe!
Do të të kujtojmë gjithmonë me mall,
Bashkëshorti Zyhdi, djali Arlindi, reja Blerina dhe nipi Joni, vajzat Egzona, Erblina, Bleona, djali Krenari, si dhe gjithë familja Haziri dhe Podvorica!
Doktoresha Halide ishte bashkëshortja e gjyqtarit Zyhdi Haziri.
