Ndahet nga jeta Ejup Salihu, ish i burgosur politik

Është ndarë nga jeta Ejup Salihu, ish- i burgosur politik.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka njoftuar se e kanë ndarë bashkë qelinë e burgut.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit Ejup Salihut, ish i  burgosur politik gjatë luftës dhe veteran i UÇK-së, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

E kemi ndarë bashkë qelinë e burgut në atë kohën e pakohë dhe do ta kujtoj gjithmonë për rezistencën e tij për lirinë e shqiptarëve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëveprimtarêve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, ka shkruar Haziri.