Ndahet nga jeta Ferat Berisha, vëllai i heroit Nuhi Berisha

Ka ndërruar jetë sot në Gjilan Ferat Berisha, vëllai i heroit Nuhi Berisha, përkatësisht djali i atdhetarit Rexhep Berisha.

Varrimi i tij bëhet nesër, me datë 14.12.2021, në varrezat e qytetit të Gjilanit, me namazin e Ikindisë!

Gjilani ka pasur fatin që ta kishte në mesin e vetë një familje si kjo e Rexhep Berishës, që ishte simbol i burrërisë, i sakrificë dhe i qëndresës.

Duke ia njohur të gjitha këto vlera, Kuvendi Komunal, e kishte nderuar atdhetarin Rexhep Berisha me titullin “Qytetar Nderi”.

Familja Berisha ka bërë një rrugëtim plot sfida e pengesa, por që të gjitha ato vështirësi ka ditur t`i kthejë në frymëzim për vete dhe për të tjerët./Mediafokus.info