Pikëllimi i prindit: Sot është ditëlindja yte, biri im, Artan

Sot, në ditëlindjen e djalit, Artanit, i cili ndërroi jetë më 19 dhjetor 2020, babai Hasan Bunjaku është shprehur i pikëlluar për vdekjen e tij të hershme.

Kështu e ka përjetuar dhe e ka përskruar këtë ditë, gazetari e publicisti Hasan Bunajku:

Po, siç do ishte e udhës, sot do kremtoje ditëlindjen e 47-të, biri im, Artan.

Po, po, para 47 vitesh, pikërisht më 27 janar, do na gëzonte Zoti me një fëmijë, një djalë bukurosh (gjë këtë e kanë konfirmuar të gjithë të afëmit, mjeku e mamitë).

Na ishe gëzimi i parë, sepse pas meje, në familjen time të ngushtë, pas meje, ishe i pari zë fëmije në vatrën tonë.

Çuditërisht, sikur u gëzuan me këtë lindje, edhe familja e gjerëë Bunjaku, Lagja e Balecet, si dhe ajo e Karadakut ku e kishe shtëpinë e gjyshërve dhe dajave, e veçmas, teteve tua që kaq shumë të deshën (edhe më vonë do e pranojnë se fëmijë më i bukur e për ta dashur, si Artani, nuk kishte lindur në familje).

Po kaq i bukur e i mbarë dhe vyeshëm do të rriteshe, e do burrëroheshe, me të gjitha cilësitë e një intelektuali bashkëkohës, siç i kishte hije edhe familjes sate intelektuale…

… Dhe, para nja 40 ditësh, papandehur, e kaq beftë na ike përgjithëmonë, nga një sëmundje e rëndë. duke na e lënë peng dhembjen, pikëllimin e mallin për ty që nuk do shuhen kurrë…

Na la një vepër e gjurmë të thella në familje e e jo vetëm në qytetin tënd, me reputacionin fisnikërinë, bujarinë, urtësinë, një jetë të tërë në edukimin e brezave të reja, me lëndën më të “vështirën”, që shumicës jua bëre kaq të kapshme.

Me një mençuri, një dituri shumëdimenzionale në kaq shumë fusha të jetës, sikundër edhe që na i le dhuratë dy pëllumba, që zotohen se do ta ndjekin rrugën tënde, biri im, dhimbja ime e pafashitur ndonjëherë.

Krenohemi, andaj me TY, që të patëm të tillë çfarë të patëm, e kujtimi për ty, do të jetojë për jetë të jetëve. U prehsh në paqe në tokën e Kosovës, që aq shumë e deshe, e u takofshim në xhenet, do Zoti, ku besojmë se edhe do të të përcaktojë, sepse këtë e meritore me vepren, e për të gjallë tëndin.

Gëzuar Ditëlindja, Djali im!’