Durmish Aga ishte një ikonë tjetër e Gjilanit
Personazhe karakteristike të Gjilanit, nuk ishin vetëm Malush Petlla e Haki Pijani, por po aq karakteristik ishte edhe Durmish Aga.
Duke marrë si shkas një shkrim të portalit mediafokus.info për Nevruz Shabanin – Malushin, artisti Lulzim Behxheti ka rikujtuar edhe një ikonë tjetër të qytetit të tij, shkruan mediafokus.info
Në të vërtetë, Luli po e realizon një ide të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri,
“Durmish Aga, një ikonë tjetër e Gilanit tim”, ka shkruar Behxheti.
Ky është Durmishi, i thoshim Durmish Aga.
Marak kishte me bo llafe per universin, planetat, yjet…kuptohet kur ishte esull…
Vendin e preferuar e kishte te kafja e Francuzit.
I dashur per te gjithe…
Eee Gilan o Gilan…tre dyqane e nji shadervan, ka shkruar Lulzim Behxheti.
Behxheti e ka pasuruar kështu kornizën e ikonave të rrugëve të qytetit të Gjilanit, të cilët jetuan mes nesh, por jetën e bënë në mënyrën e tyre unike – Durmishi me universin dhe jadranin, Malushi me dashurinë për artin e Faruk Begollit e Hakiu me afinitetin për botën shtazore. /mediafokus.info
(Portreti është punuar nga artsiti Lulzim Behxheti)