Stina e meseleve: Qysh t`vijnë ma kollaj…

(Sipas Zijah Aliut, Remnik/Viti)

E patën emnue Isa Ukë Lubishtën drejtor t’Komunalnes n’Viti, mas ni kohe qi e patën largu prej kryetarllakit. S’e dashtën shkijet mas shkurti, edhe ja sollën qashtu punën e, e hiqen. Jo qi s’ditke m’i grahë punës, po s’jav pullatke shumë atyne, s’ju shkojke per qefi.
Komunalna e Vitisë, kur shkoi, s’kish ma shumë se nja katër – pesë punëtorë. Isa Uka per ni kohë t’shkurtë i bani niqin e kusur e besa, n’sezona t’punës, dej n’tre – katërqin’ veta.
Po, i pat ardhë reni me punu aty edhe Xhelili i Godenve e, Zeqë Kabashi.
Ky Zeqa, si nip Lubishte, edhe çakall kah goja sa t’dushë, gati kejt asaj ane anej ju thojke dajë, leje ma tash Isa Ukës, s’ja shkoqke hiq, ” a mujte daja Isë”, “qysh je daja Isë” , ” a je lodhë hiq, daja Isë”… kah u sillke, veç “daja Isë”.
Ra n’dert Isa Uka. Kejt tjertë e thirrshin “shoku drejtor”, vej Zeqa, “daja Isë”. Mujshin me keqkuptu tjertë, me ba me llaf, me akuzu per familjarizëm e k ta dish per shka.
Ditë mas dite, p’e thirrë ni ditë n’zyre, Zeqën. Jo qi se njifke, ata u njifshin mirë, ishin pa me qinda herë nëpër mledhime n’Lubishtë, e n’rrethinë t’Vitisë. Bile edhe kah kafja “Trigllavi”, ku u sillke paria e komunes e slluzhbeniktë e tyne. E sillshin aty edhe Zeqën, jo qi e dojshin, po per me ju ba muhabet, se i punojke goja, atij.
Zeqa, hiq s’e vrajti menen per shka, po shkoj qashtu qysh qilloi, me cigare n’gojë.
– He daja Isë, a t’u deshta najsen, a ?
Aj, hiq s’p’i jep qehre, po Zeqa s’po merzitet.
– Shka jam unë, ktu per ty? pak si sertë p’e vetë.
– Ti, a? Po daja Isë, de ..
– Jo, jo…. k’tu kush jam unë per ty?
– Daja Isë more, daja Isë ! S’po l’shon pe, Zeqa.
Isën s’e majke karrika pej nervozes. U qu n’kamë, edhe ju ngermue, rrastë:
– Une ktu, për ty jam drejtor e jo dajë, a more vesh ?
Zeqa hiq p’e prishë qehren.
– Po more, po, qysh s’po marr vesh…Une, kishe per dishka tjeter m’thirre, hajt ejvallah se dola!
N’hodnik, fërr i shkoi dishka neper men’ edhe u kthye. Tak, tak, n’derë. Hini pa i thanë, drejtori.
– Shka u ba, Zeqë, pse u ktheve ?
– Eh, harrova me t’vetë per zotin, kur t’hjekin edhe pej ktuhit, qysh me t’thanë !
Isa met, shka mej thanë, tash? Vej i shkoi pak buza n’gaz e gja s’i tha.

Mas ni kohe kur e futen n’burg, permes ni kurthi qi ja banë apet shkijet e Vitisë, me nihmën e ni “bellokapci”, i shkoi Zeqa n’vizitë.
– E k’tu qysh me t’thanë; a “shok drejtor”, a “daja Isë”?
Isa, k’saj here hiq s’u menue:
– Qysh t’vijnë ma kollaj, Zeqë, qashtu m’ thujë! /Sabit Rrustemi per Mediafokus/