E dhimbshme: Ndahet nga jeta i riu nga Gjilani, Enes Ajeti
Është ndarë nga jeta në moshë të re i riu nga Gjilani, Enes Ajeti.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët.
Njoftimi i familjes:
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)
Me dhimbje të thellë dhe zemër të rënduar, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vëllaut tonë të dashur, Enes Ajeti.
Në këtë moment të dhimbshëm, lutemi që Allahu i Madhrishëm ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenet.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë.
Për ata që duan të ndihmojnë në organizimin e varrimit, mund të kontaktojnë familjen.
U prehsh në paqe, Enes.

