Ndahet nga jeta i riu nga Podujeva, Anik Babatinca, varrimi bëhet nesër në Pogragjë të Gjilanit

Ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani i riu nga Podujeva, Anik Babatinca, rreth 17-vjeçar.

Varrimi i tij bëhet të martën në fshatin Pogragjë të Gjilanit, prej nga është nëna e të ndjerit.

Njoftimi është dhënë nga familjarët:

Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se ka ndërruar jetë i dashuri ynë Anik Avdullah Babatinca.

Humbja e tij na ka lënë të pikëlluar dhe bosh, por kujtimi i tij do të mbetet përjetësisht në zemrat tona.

Varrimi do të bëhet nesër, e Martë, në varrezat e fshatit Pogragjë, Gjilan, gjatë namazit të Ikindisë, në orën 15:13.

Të pamet, ditën e parë (e mërkurë) mbahen në Gjilan, te restorant Nora, ndërsa nga e enjtja deri të shtunën, në Podujevë, tek shtëpia e familjes Babatinca./Mediafikus