Ndahet nga jeta ish-profesori i Edukatës Fizike, Musa Musliu

Ka ndërruar jetë ish-profesori i Edukatës Fizike, Musa Musliu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.

Profesori Musa Musliu ishte një sportist i dalluar dhe një pedagog i shquar, i cili me vite të tëra kishte punuar në edukimin e brezave të reja.

Ai deri në daljen në pension kishte punuar në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan. /kryelajmi.com/.