Ndahet nga jeta këngëtari Alush Hamiti

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Tetova, Alush Hamiti, i cili ka qenë edhe anëtar i SHKA Rexhep Voka – Shipkovicë.

Alushi rrjedh nga një familje muzikantësh. Hapat e para te karierës i filloi ne shoqerinë kulturore artistike shqipëtare “Xheladin Zeqiri”, me të cilën mori pjesë nëpër shumë koncerte ne Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, Turqisë.

Në festivalin e këngës së lehtë qytetare, i quajtur “Penastias” u shperblye me çmimin e parë.

Albumi i parë i Alush Hamitit doli në vitin 1994. Deri me tani ka bërë 6 albume.