Sonte koncerti premierë humanitar i ansamblit “Shota” për familjen Abazi

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” sonte organizon koncert humanitar, ndërsa të ardhurat shkojnë për familjen Abazi, e cila në tërmetin e 26 nëntorit në Durrës humbi dy djemtë e saj, Isën dhe Shemsedin.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja e njohur kosovare, Mirvete Bajrami-Haziri.

Koncerti nis në ora 20:00 dhe mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërkaq çmimi i biletës është pesë euro.

“Të gjitha mjetet që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do t’i dedikohen familjes Abazi, nga Livoçi i Ulët i Gjilanit, e cila humbi dy anëtarë të familjes në këtë fatkeqësi. Ftojmë të gjithë dashamirët e Ansamblit dhe njerëzit e vullnetit të mirë qe të vijnë në koncert dhe të japin kontributin e tyre në këtë akt humanitar”, ka thënë Bajrami-Haziri, me anë të njoftimi në faqen e saj, në rrjetin social Facebook.

Përpos Mirvete Bajrami-Hazirit, në këtë koncert humanitar do të përfrojnë edhe Violetë Kukaj, Ganimete Asllani, Riza Bytyqi, Sokol Latifi, Majlinda Cikaçi, Saranda Alija dhe Liridon Sadriu.

Ja progami: