Ndahet nga jeta mërgimtari Raif Hajdini
Ka ndërruar jetë atdhetari Raif Hajdini, njëri nga mërgimtarët e gjeneratës së parë, por që përjetësisht mbeti i lidhur me vendlindjen e tij.
Lajmi për vdekjen e mërgimtarit vitias ka pikëlluar edhe kryetarin e Komunës, Sokol Halitin.
Me pikëllim mësova se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe humanisti Raif Hajdini.
Axhën Raif gjithmonë do ta kujtojmë si njeri të hareshëm, të fjalës dhe besës.
I takonte gjeneratës së parë të mërgimtarëve vitias, i cili gjatë gjithë jetës së tij ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen, ka thënë Haliti, i cili njëherësh ka ngushëlluar familjen Hajdini dhe miqtë e saj. /Mediafokus.info

