Ndahet nga jeta mësimdhënësi Bashkim Zeqiri nga Vitia

Ështç ndarë nga jeta në moshë relativisht të re, mësimdhënësi Bashkim Zeqiri nga Vitia. Ai nuk e mposhti sëmundjen nga e cila vuante.

Për vdekjen e Zeqirit ka njoftuar drejtori komunal i Arsimit në Viti, Basri Aliu.

“Sot na u kumtua një lajm mjaft i trishtë, se pas një sëmundjeje të gjatë paska ikur nga kjo botë Bashkim Zeqiri. Vitia humbi një mësimdhënës të shkëlqyer, i cili ishte mjaft i ri në moshë. Bashkimi kontribuoi në arsim dhe edukim të gjeneratave të tëra dhe ne si DKA i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, qytetarëve dhe tërë komunitetit arsimor. Respekt për punën dhe kontributin e tij në arsim.

U prehsh në paqe Bashkim Zeqiri!”, ka shkruar Aliu.