Ndahet nga jeta mësimdhënësja Kaltrina Fazliu

Ka ndërruar jetë sot në mëngjes, në moshë të re, mësimdhënësja Kaltrina Fazliu.

Lajmin për vdekjen e saj e dhanë të afërmit.

“Sot me dt: 15/01/2024 vajza jone ndërroi jete!

Ju njoftojmë se vorrimi bëhet me ikindi ne fshatin Zllatar- komuna Prishtinë!

Të pikëlluar familja Fazliu-Shillova!”

Mjekja Dafina Krasniqi ka bërë një dedikim për të.

I trishtë, pikelllues lajmi per ikjen tende.
Luftove deri momentin e fundit se e deshte jeten fort.
Sot Fushe Kosova humbi nje çikë, nane, grua super te mire e nxenesit humben nje profesoreshë te shkelqyer.
Pusho ne boten e parajses Kaltrina.