Ndahet nga jeta mësuesi në pension, Mexhit Hoxha
Në Spitalin e Gjilanit ka ndërruar jetë edhe Mexhit Hoxha (1950), i cili po ashtu nuk e përballoi betejën me Covid 19.
Mexhit Hoxha ka qenë mësues i dalluar në Cërnicë dhe një kohë edhe drejtor shkolle, të cilën e ka udhëheq me sukses.
Mbi të gjitha, Mexhiti ka qene një shembull i njeriut të edukuar, të sjellshëm e atdhetar i pashoq.
Ai shpesh e përdorte thënien “Njeriu i ditur është i gjallë edhe kur të vdes, njeriu i marrë është i vdekur edhe kur është gjallë”.
Mexhit Hoxha do te jetë përherë i gjallë në kujtimet e familjarëve, shokëve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën./mediafokus.info