Ndahet nga jeta mjeku Xhevdet Ademaj

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare mjeku Xhevdet Ademaj.

Njoftimi është dhënë nga të afërmit.

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Dr. Xhevdet Ademaj ka ndërruar jetë sot, më datën 23.06.2024.

Kontributi i tij i palodhshëm si doktor dhe si njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit do të mbetet gjithmonë në kujtesë si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë.

Ai ishte një njeri i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Dr. Xhevdeti do të kujtohet gjithmonë për punën e tij të palodhur dhe kontributin e paçmuar për të mirën e njerëzve.