Ndahet nga jeta në moshë të re Luan Kurtalani nga Gjilani
Ka ndërruar jetë në moshë të re Luan (Veton) Kurtalani nga Gjilani.
Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit të familjes, e cila ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.
Sipas njoftimit familjar, varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, më 31 tetor 2026, në kohën e drekës, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.
Njoftimi i plotë i familjes:
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, LUAN (Veton) KURTALANI
Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 31.10.2026 (e shtunë), me drekë, në Varrezat e Qytetit.
Të pikëlluar, familja Kurtalani.
Përndryshe, Luani ka qenë banor i lagjes Iliria, ku lajmi është pritur me dhembje.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëbanorit tonë, Luan V. Kurtalani.
Luani do të kujtohet gjithmonë si një djalë i dashur, i respektuar dhe me sjellje të mirë, i cili la kujtime të bukura te banorët e Lagjes Kamnik.
Njerëzit si ai mbeten pjesë e kujtesës dhe respektit të lagjes edhe pas largimit nga kjo jetë.
Në emër të faqes Lagjja Kamnik, familjes Kurtalani, të afërmve dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, thuhet në ngushëllimin e lagjes.

