Ndahet nga jeta profesori Shefik Haliti

Në moshën 82-vjeçare ka ndërruar jetë në Gjilan, profesori universitar Shefik Haliti.

Njoftimin e kanë ndarë me publikun familjarët e të ndjerit, duke bërë të ditur edhe kohën e varrimit.

Postimi i familjes:

Të dashur familjarë, miq, kolegë e dashamirë, ju njoftojmë se mbrëmë me datë 17.03.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë, babai  Shefik Haliti.

Varrimi bëhet sot me datën 18.03.2024 ne ora 15:00 tek varrezat e qytetit në Gjilan.

Shefik Haliti lindi më 20 korrik 1942 në Muhovc, komuna e Bujanocit.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Gjilan.

Studimet në degën e pedagogjisë i kreu në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi më 1983.

Në vitin 2003 Shefkiu ka paraqitur edhe kërkesen e njohjes së doktoraturës pranë Fakultetit Filozofik Prishtinë.