Ndahet nga jeta Raif Haziri – Spira
Është ndarë sot nga jeta Raif Haziri (Spira), punëtor i Teatrit të Gjilanit, ku punoi për shumë vite aktor e pëshpëritës.
Raif Haziri vdiq në modhēn 63-vjeçare.
Raifi ishte organizator dhe inspicient i Teatrit të Gjilanit, ku shërbeu deri në momentet e fundit të jetës së tij, me dashuri e përpikshmëri ndaj profesionit dhe insititucionit.
Me rastin e ndarjrs nga jeta të Raif Hazirit, sot me fillim nga ora 11:00, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, në sallen e Teatrit të Gjilanit mbahet Mbledhje komemorative për të nderuar punën, angazhimin dhe dashurinë e madhe të të ndjerit për teatrin.

