Ndahet nga jeta rapsodi i njohur kosovar

Është ndarë sot nga jeta rapsodi i njohur kosovar, Shaip Barileva. Lajmin për vdekjen e rapsodit e kanë dhënë miqtë e tij.

Teksa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të njohura akoma, këngëtari Shaqir Cërvadiku ka shkruar se Barileva ishte mik i mirë e njeri fisnik.

“U nda nga jeta miku e rapsodi Shaip Barileva (Mehmeti). Ishte mik i mirë, njeri shumë fisnik e i dashur me kolegë e me gjithë njerëzit. Ngushëllime familjës, miqëve e kolegëve. Zoti e shpërbleftë me parajsë”, ka shkruar Cërvadiku në Facebook.