Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

Ka vdekur sot regjisorja kosovare Vjosa Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes një postimi të në rrjetin social Instagram.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, ka shkruar ai.