Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare në mërgim, Milaim Shala

Është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare në mërgim, Milaim Shala.

Në dedikimin e tij, kreu i LDK-së në Gjilan, deputeti Lutfi Haziri, është shprehur në supërlativ për figurën e tij.

“Na paska lënë veprimtari i madh i ditëve të para, Milaim Shala. Ai nuk e ndali as në mërgim angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme për liri e pavarësi së Kosovës. Jam krenar që e pata mik, bashkëveprimtar e bashkëpatriot.

Gjilani e Republika e Kosovës do të kujtojë përjetë për veprimtarinë tuaj në shërbim të ardheut. Pusho i qetë në atdheun tuaj që aq shumë e deshe. Lamrumirë, Milaim!”, thuhet në dedikimin e Hazirit, në profilin e tij në facebook.