Ndahet nga jeta ish-veprimtari politik dhe humanitar Agron Hyseni

Është ndarë sot nga jeta Agron Hyseni nga Zhegra e Gjilanit, ish-veprimtar politik e humanitar dhe afarist.

Ai vdiq në moshën 53 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi bëhet në vendlindjen e tij në Zhegër, të mërkurën, më 6 nëntor, me Ikindi.

‘Nuk kemi fjalë me përshkrua dhimbjen e madhe që na ka kaplua. Me pikëllim e dhimbje të thellë i njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët se, pas një sëmundje të rëndë, sot në moshën 53 vjeçare ka ndërruar jetë vëllau ynë Agron (Isa) Hyseni nga fshati Zhegër – Gjilan” thuhet në njoftimin e familjes.

Vitet e fundit të jetës i kaloi larg vendit, në Francë.

Agron Hyseni la pas vete një vajzë, Elsën. /Mediafokus