Ndahet nga jeta veterani i arsimit Sylejman Alidema

Në Pozheran të Vitisë, pas një sëmundje të gjatë, ka vdekur veterani i arsimit në pension, Sylejman Alidema. 

Alidema ishte njëherësh edhe aktivist sportiv dhe ish-sekretar i parë i KF ‘Vllaznia’ e Pozharanit.

Po ashtu, ai ishte i njohur edhe si volejbollist i dalluar dhe si shahist i klubit të shahut Vllaznia.

Për vdekjen e Sylejman Alidemës kanë njoftuar familja dhe KF ‘Vllazënia’, ku ai ishte njëri nga themeluesit në vitin 1973 dhe ku mbeti pjesë e pandarë për shumë vite.

Pozherani press njofton se Alidema u varros sot pasdite në varrezat e fshatit Pozharan.

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti.