Ndalohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit me 36 krerë bagëti

Dy persona janë ndaluar në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit me automjetin e tyre ku kishin të ngarkuar disa krerë bagëti, për të cilat nuk posedonin dokumentacion përcjellës.

Joshanicë, Leposaviq 07.02.2023 – 11:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe 2 keca pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).