Ndalohen pjatat, thikat dhe pirunët e plastikës

Takëmet dhe pjatat plastike për një përdorim do të ndalohen në Angli si pjesë e përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike, raportojnë mediat lokale, përcjellë trtballkan.

Ky vendim vjen pas një konsultimi për këtë çështje të udhëhequr nga Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (Defra) i cili u zhvillua nga nëntori 2021 deri në shkurt 2022.

“Një piruni plastik i duhen 200 vjet për t’u shkatëruar (asgjësuar), kjo është dy shekuj në deponi ose duke ndotur oqeanet tona”, tha Sekretarja e Mjedisit Therese Coffey për Mail on Sunday.

“Unë jam e vendosur të ndërmarr veprime për të trajtuar këtë problem. Ne kemi bërë tashmë hapa të mëdhenj në vitet e fundit, por ne e dimë se ka më shumë për të bërë dhe ne kemi dëgjuar edhe një herë lutjet e publikut,” tha Coffey, duke shtuar:

“Ky ndalim i ri do të ketë një ndikim të madh në zvogëlimin e ndotjes së miliarda pjesëve të plastikës dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit natyror për brezat e ardhshëm”.

Përgjigjet ndaj një konsultimi mbi propozimet për ndalimin e artikujve plastikë me përdorim të vetëm në Angli pritet të publikohen të shtunën.

Ndalime të ngjashme tashmë janë futur në Skoci dhe Uells.